Politike27 Mars 2023, 10:27

Zgjedhjet e 14 majit, Bardhi për kandidatët e PD: Nuk duhet të ishte betejë mes demokratëve

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 14 majit, Bardhi për kandidatët e PD: Nuk duhet të

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas zyrtarizmit të 16 kandidatëve të PD-së në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së drejtuar nga kryetarit i komanduar  Enkelejd Alibeaj.

Bardhi theksoi sërish se qëndrimi i tij ka qenë që 14 maji nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve, por se do ta respektojë dhe zbatojë vendimin.

“Unë nuk dua të them se kush humbi por dua të sqaroj pozicionin tim në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Unë e respektoj dhe do ta zbatoj vendimin. Qëndrimi im ka qenë që 14 majit nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve”, tha Bardhi.

Ai deklaroi se ka qenë dakord për disa kandidatë që sipas vlerësimeve rrezikon fitues, për disa bashki nuk ka qenë dakord që të kishim kandidatë dhe as në Tiranë.

“Sot PD ka një problem të saj të brendshëm, është ndarë në 2 pjesë dhe rrezikon që një betejë që duhet ta kishim me kundërshtarin rrezikojmë ta kthejmë mes veti. Kam qenë dakord për disa kandidatë që sipas vlerësimeve rrezikon fitues, për disa bashki nuk kam qenë dakord që të kishim kandidat. Nuk kam qenë dakord që në Tiranë të kishte kandidat nga Partia Demokratike e Shqipërisë”, deklaroi Bardhi.

Deputeti Bardhi, thekson faktin se të gjithë demokratët duhet të bënin betejën sëbashku kundër kundërshtarit politikë dhe jo të bënin betejë mesë demokratësh. Sipas tij, është miratuar një numër i caktuar kandidaturash, por disa emra janë tërhequr.

“Kjo nuk i do të thotë se nuk do mbështes kandidaturat zyrtare të PD-së. Por natyrisht që kam qenë se të gjithë demokratët së bashku do të duhet të bënin betejë kundër Erion Veliajt. Unë bëra thirrja që ne, pjesa e përgjegjshme e PD të mos i çonim demokratët në përplasje dhe betejë mes nesh. Është miratuar një numër i caktuar kandidaturash. Disa emra janë tërhequr”,  tha Bardhi.

gazmend bardhi pd