Politike28 Mars 2023, 11:21

Zgjedhjet e 14 majit, publikohen emrat e kandidatëve të PD për këshilltarë bashkie në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër  

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 majit, publikohen emrat e kandidatëve të PD për

PD zyrtare ka depozituar në KQZ listat me kandidatë për këshilltarë bashkiak në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër.

Lista e Tiranës udhëhiqet nga Enkriketa Pandelejmoni, Gentian Muca, Irisi Beleraj, Ervin Dushku, Merlind Collaku, Zak Topuzi, Liljana Ramaco, Ervin Goxhaj dhe Dashnor Visha. Mes emrave renditet edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku.Lista e Vlorës udhëhiqet nga Gjergji Nika, Eneida Vera, Myzafer Elezi, Anila Toto, Adriatik Isufaj, Marsela Xhyheri, Blerdjan Gjipalaj, Pranvera Dalipaj, Tomorr Hoxhaj dhe Leonora Shaqiri.

Lista e Shkodrës kryesohet nga Blendi Gjylbegaj, Helga Sallaku, Gjovalin Darragjati, Glorja Shllaku, Imeldi Sokoli, Anita Amuli, Fatmir Vojvoda, Steisi Cokaj, Sabri Osmani dhe Elvisa Drishti.

PD ka deklaruar se do të ketë një listë të plotë me këshillat bashkiakë për të 61 bashkitë. Sa i përket kandidatëve për kryetar bashkie, PD ka konfirmuar kandidatët për 16 bashki duke iu shmangur garës në tre bashkitë më të mëdha. 

Dokumenta bashkëngjitur