Politike15 Maj 2023, 15:39

Zgjedhjet marrin kritika dhe nga PE: Shumë qytetarë u intimiduan nga personat jashtë qendrave të votimit

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet marrin kritika dhe nga PE: Shumë qytetarë u intimiduan nga

Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, Sven Simon ka publikuar gjetjet nga vëzhgimi i zgjedhjeve një ditë më parë. Edhe ai konstatoi se fushat u fokusua te liderët politikë dhe u lanë në hije garuesit në pushtetin vendor.

Një pikë tjetër ku përfaqësuesi i PE-së u ndal ishte dhe tek prania e shumtë e njerëzve jashtë QV të cilët kishin gjithsesi një ndjenjë intimidimi tek votuesit.

Ne erdhëm këtu si pjesë e OSBE dhe ju tërheq vëmendjen se nuk është diçka e zakonshme që të bëjmë vëzhgime të zgjedhjeve vendore. Dhe ne e shohim Shqipërinë si vend aspirues dhe me potencial. U gëzuam që opozita mori pjesë në këto zgjedhje pavarësisht që pati një mungesë fushe loje në fushatë. Ndërkohë që vërejtje një dëshirë për ndryshim, por temat vendore nuk ishin kryefjalë e kësaj fushate. Përballja e drejtuesve të politikës la në hije kandidatët. Gjithashtu duhet një frymë e re me të rinj. PE vuri re gjithashtu, pajisjen e id elektronik që jo gjithnjë funksionuan. Vëzhguesit panë edhe shumë njerëz jashtë qendrave të votimit që mund të quhej intimiduese. Megjithatë, duhej thelluar në çështjet vendore, kushte më të mëdha jetese, largimit e trurit nga vendi programet etj”, tha Simon.

zgjedhje