TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Gusht 2023, 11:49

Zhduket kontrata e "Sterilizimit", revoltohet ish ministri: Këtu është i gjithë shteti për burg!

Shkruar nga Pamfleti
Zhduket kontrata e "Sterilizimit", revoltohet ish ministri: Këtu
Biznesmeni Ilir Rrapaj, ish zv.ministri Rrepaj dhe Rama

Ish-ministri i Drejtësisë i qeverisë Rama, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmit se SPAK nuk ka arritur ta gjejë kontratën origjinale të koncesionit të "Sterilizimit" në ministrinë e Shëndetësisë.

Për këtë kontratë për të cilën janë derdhur 80 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe janë të arrestuar tetë zyrtarë dhe koncensionari vetë.

Habia e Manjanit në rrjetet sociale sot përmblidhej në shprehjen “këtu është i gjithë shteti për burg!"

“Hahahahahahahahahahhaahahahhahahahahaahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahhaahha! Ooo, sa kam qesh! Lot or lot!

Ore prit njëherë, prit! Pra, SPAK ka vajtur në arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe nuk gjen kontratën origjinale të koncensionit të nënshkruar nga ministri?! Uau! Asnjë rresht në protokollin e Ministrisë nuk tregon regjistrimin e aktit?! Uau, Uau, Uau! Ka akoma ministri Shëndetësie që e paguan ky shtet?! Uaaaaaa! Kjo është përtej çdo imagjinate.

Po mirë, pyetje:

1. Me çfarë akti janë ekzekutuar pagesat në Thesar?!

2. Po hetimi i derisotëm mbi cilin akt zyrtar ka ndodhur?!

3. Ore, a ka ndodhur koncensioni apo jo?!

E pabesueshme! Çfarë s’po dëgjojmë. Këtu është i gjithë shteti për burg. Kolaps total. Thesari i Shtetit bën pagesa me letra informale! Ministria si institucion shumëzohet me zero.", shkruan ai.

Për këtë dosje të SPAK janë arrestuar biznesmeni i sterilizimit dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë të cilët u lanë me arrest me burg një ditë më parë nga GJKKO.

 

zhduket kontrata e sterilizimit ylli manjani

Lini një Përgjigje