TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2026, 21:49

Zjarri në landfillin e Bushatit, opozita reagon ashpër: Katastrofë e paralajmëruar, pasojë e keqmenaxhimit

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri në landfillin e Bushatit, opozita reagon ashpër:
Lanfdill

Zjarri në landfillin e Bushatit ka nxitur reagime nga përfaqësues të Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, të cilët e lidhin situatën me mënyrën e menaxhimit të mbetjeve.

Nënkryetari i kësaj force politike dhe drejtuesi politik i qarkut, Luçiano Boçi, së bashku me deputetin Kliti Hoti, e cilësojnë ngjarjen si një situatë të paralajmëruar dhe si pasojë të keqmenaxhimit.

Boçi publikoi pamje nga vendi i ngjarjes dhe e përshkroi landfillin si një “katastrofë mjedisore dhe shëndetësore”. Ai akuzoi qeverinë për mbingarkesë të landfillit me mbetje nga disa qarqe dhe për dështim të projekteve të inceneratorëve.

Gjithashtu, ai ngriti dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për të krijuar hapësira të reja depozitimi. Sipas Boçit, rreziku ishte sinjalizuar më herët nga opozita dhe ekspertët, por nuk janë marrë masa.

Nga ana tjetër, deputeti Kliti Hoti deklaroi se banorët e zonës së Shkodrës dhe Vaut të Dejës “po thithin toksina” si pasojë e zjarrit. Ai e konsideron situatën jo si një incident të rastësishëm, por si rezultat të mungesës së kontrollit, investimeve dhe menaxhimit të skemës së mbetjeve.

Hoti kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e përgjegjësive, ndërsa të dy përfaqësuesit e opozitës e cilësojnë situatën si një rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.

pd zjarr landfill shkoder

Lini një Përgjigje