Policia e Kosovës i ka urdhëruar të gjithë deputetët, mediat dhe të pranishmit në ndërtesën e Kuvendit të largohen, në prag të vazhdimit të radhës të seancës konstituive.

Teksa sot pritej të zhvillohej përpjekja e 42-të e konsituimit të Kuvendit të Kosovës, është ngritur një alarm për bombë nga policia, që ka bërë evakuuimin e të gjithë ligjvënësve por dhe gazetarëve.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është larguar me shpejtësi nga Kuvendi i Kosovës, pasi Policia ka kërkuar nga të gjithë ta lirojnë godinën, pas një kërcënimi me telefon.
Kurti nuk ka folur për mediat teksa është larguar.
Fillimisht u mendua për evakuuimin e stafit të gazetarëve vetëm nga ambientet e brendshme, por u pasua më pas dhe atyre të deputetëve.
Ende nuk dihet arsyet përse ndodhi një evakuuimi i tillë.

Sakaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, është shprehur për mediat se ka kërkuar lirimin e Parlamentit të Kosovës, për shkak të një kërcënimi, rrethanët e së cilës nuk janë të ditura.
Por, sipas disa deputetëve, bëhet fjalë për çështje sigurie dhe ndonjë kërcënimi të mundshëm.
“Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për çështje të sigurisë”, tha Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, tha se sigurimi u kërkoi të largohen nga ndërtesa e Kuvendit, pa u dhënë sqarime.
“Siç duket ka pasur ndonjë kërcënim për ndonjë sulm apo diçka të ngjashme. Nuk kemi informatë të saktë, vetëm na thanë të largohemi”, tha Çitaku.
Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se nuk e dinë arsyen, por se patën kërkesë që të dalin nga salla pak para nisjes së seancës konstituive.

“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, tha shkurt Musliu.
“Çdo gjë mund të futet në Kuvend. Duke e njohur shumë mirë sistemin e sigurisë dhe kontrolleve në Kuvend, që hyn e del kushdo, mund të besoj se mund të ketë diçka”, vijoi ajo më tej.

Lini një Përgjigje