Kosova25 Mars 2023, 21:29

Ambasadori amerikan ngushëllon viktimat e NATO në Serbi, Kosova thirrje Perëndimit: Mos shfajësoni agresorin serb

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori amerikan ngushëllon viktimat e NATO në Serbi, Kosova

Ambasadori amerikan në Serbi ka bërë një deklarata kontradiktore në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s në Beograd, që solli fundin e luftës dhe pavarësinë e Kosovës.

Në rrjetin social Twitter ai shkruan

“Gjatë karrierës sime si diplomat kam mësuar se disa herë diplomacia dështon dhe kur kjo ndodh, rezultatet mund të jenë tragjike. Ofroj ngushëllimet e mia personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të 90’ës, përfshirë ato nga fushata e bombardimeve ajrore të NATO-s. E di që populli serb nuk do t’i harrojë kurrë ato kohë të tmerrshme dhe as nuk duhet ta bëjë.

Populli serb nuk do ta lërë kurrë mënjanë hidhërimin, por unë besoj se ata kanë forcën e duhur për të lënë mënjanë mërinë. Dedikimi i SHBA në partneritetin me Serbinë është i palëkundur, sic është dedikimi jonë për diplomacinë.  Së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme që populli serb meriton dhe dëshiron për brezat e ardhshëm.”

Deklarata, e shikuar nga më shumë se 203 mijë njerëz në Twitter ka nxitur mjaft komente. Reagime erdhën edhe nga zyrtarë në Kosovë.

Edhe kryeministri Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur tërthorazi ambasadorit Hill, në pritjen që organizoi në nder të 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Kurti ka thënë se “askush nuk duhet të ndihet i turpshëm apo fajtor në mesin e trupit diplomatik, qofshin amerikan apo evropian apo tjetër, as në Prishtinë e as në Beograd”. Më tej ai shtoi se “vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit”

ambasadori amerikan në serbi hill kosova