
Një qendër tregtare është shkrumbuar në qytetin e Pejës. Mësohet se në fillim janë përfshirë nga flakët e zjarrit depot, më pas edhe qendra tregtare ELKOS Center. Zëdhënësi i policisë për Pejën, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Depotë janë përfshi nga flakët, pastaj është përfshi nga zjarri edhe qendrat tregtare ELKOS-it. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e zjarrfikësve nga të gjitha rajonet e tjera”, ka thënë Gashi.
Nuk dihet nëse ka viktima apo njerëz të lënduar.