TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Qershor 2026, 15:17

Ambasadori britanik mesazh të qartë Kosovës: Jepni fund ngërçit politik, partitë të arrijnë konsensus!

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori britanik mesazh të qartë Kosovës: Jepni fund

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se shpreson që partitë politike të arrijnë një marrëveshje pas procesit zgjedhor, duke mundësuar formimin e institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit të vendit.

Deklaratat ai i bëri gjatë monitorimit të zgjedhjeve në Zubin Potok, ku tha se po merr pjesë në misionin diplomatik të vëzhgimit “Diplo Watch”, të koordinuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, diplomatë nga vende të ndryshme po ndjekin nga afër zhvillimin e procesit zgjedhor në mbarë Kosovën.

Hargreaves u shpreh gjithashtu se shumë qytetarë presin që zgjedhjet aktuale t'i japin fund pasigurisë politike dhe të shmangin nevojën për një proces tjetër zgjedhor.

“Kam përshtypjen se shumë njerëz në këtë vend shpresojnë që këto të jenë zgjedhjet e fundit për këtë vit. Nëse do të ketë nevojë për zgjedhje të tjera, atëherë ato do të mbahen. Megjithatë, do të ishte shumë pozitive nëse partitë politike do të arrinin një marrëveshje jo vetëm për formimin e kuvendit dhe qeverisë, por edhe për zgjedhjen e presidentit”, deklaroi ai.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Jane gjynahet e Londres te 1913es.

    Lini një Përgjigje