
Trupi i Liridona Ademajt do të varroset sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, atje ku edhe lindi. Pasi u zbulua se bashkëshorti inskenoi vrasjen, familja e saj bëri kërkesë që ajo të zhvarrosej nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj.
“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet sot me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhej në njoftimin e familjes së Liridonës.
Familjarët e të ndjerës kishin dorëzuar një kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës pranë fshatit Rracaj.
“E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që trupin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, shkruhej në kërkesën e familjarëve të Liridonës.
Naim Murseli, i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se ka porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person që ta kryejë krimin.
Lini një Përgjigje