TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Dhjetor 2023, 08:01

Fillimisht e pranoi më pas e mohoi, Prokuroria e Prishtinës tregon përfshirjen e Murselit në vrasjen e Liridonës

Shkruar nga Pamfleti

Fillimisht e pranoi më pas e mohoi, Prokuroria e Prishtinës tregon

Janë zbardhur detaje të reja nga deklaratat kontradiktore të Naim Murselit në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, ku fillimisht e pranoi më pas e mohoi se kishte urdhëruar vrasjen e gruas së tij.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj tha se pavarësisht deklaratës fillestare të bashkëshortit të Liridona Ademajt se ka qenë ai që ka urdhëruar vrasjen e saj, nuk mund të jepen detaje të mëtejshme për të mos dëmtuar procedurën.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vetë i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën.

“Duhet të kemi parasysh se ndodhemi në fazën e fillimit të procedurës së hetimit dhe vetëm gjatë ditës së djeshme ka qenë seanca dëgjimore që është mbajtur në kuadër të aprovimit të kërkesës së prokurorisë. Dyshimet çojnë drejt një vrasje të rëndë me inskenim të grabitjes dhe nga dyshimet deri tani, këto veprime bashkëshorti i të ndjerës i ka kryer duke e inskenuar si grabitje dhe kishte premtuar shumën e të hollave prej 30 mijë euro. Në fazën që ndodhemi tani, prokuroria në koordinim dhe me policinë dhe institucione të tjera është duke punuar drejt ndriçimit të gjithë këtyre dyshimeve dhe për të arritur ky rast një epilog përfundimtar”, u shpreh Ulaj në Euronews Albania.

prokurori prishtine perfshirje vrasje liridona murseli

Lini një Përgjigje