Kosova 9 Dhjetor 2023, 21:52

Me kapele në kokë/ Momenti kur Granit Plava futet në restorantin ku darkonin Naimi me Liridonën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Me kapele në kokë/ Momenti kur Granit Plava futet në restorantin

Orët e fundit të jetës së saj, 30-vjeçarja Liridona Ademaj, i kaloi në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Naim Murseli dhe dy fëmijëve të tyre, 4 dhe 6-vjeçar. E ndjera nuk e kishte idenë se darka në restorantin ‘Etno Kuca’ në Graçanicë, do të ishte e fundit për të. Pak orë më vonë, ajo dyshohet se u vra me armë zjarri nga tashmë i arrestuari, Granit Plava. Ky i fundit, dyshohet se armën drejt Liridonës e shkrepi me porosi të Naimit, i cili dyshohet se pagoi 30 mijë.

Nga pamje te publikuara nga “Sinjali”, shihet se në të njëjtin restorant shfaqet edhe i dyshuari për vrasjen e Liridonës, Granit Plava.

Pamjet tregojnë se Plava futet në restorantin ku po darkonin familja Murseli pak pas tyre, i kamufluar me një kapelë në kokë.