Kosova10 Dhjetor 2023, 10:10

Arrestimi i të dyshuarit të 4 për vrasjen e Liridonës, reagon Policia e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i të dyshuarit të 4 për vrasjen e Liridonës,
Naim Murseli

Policia e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të personit të katërt të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit.

Sipas mediave të Kosovës, përmes një njoftimi Policia ka njoftuar se i dyshuari i katërt është dërguar në paraburgim.

“VRASJE E RËNDË- Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë / 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

I arrestuari i katërt për vrasjen e Liridonës është Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se u ka shitur armën Naim Murselit dhe Granit Plavës, me të cilën më pas është kryer edhe krimi i rëndë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e 29 nëntorit, kur Liridona Ademaj u vra teksa po kthehej nga një restorant ku kishte darkuar me Naimin dhe dy fëmijët.

Ngjarja fillimisht u raportua si grabitje me pasojë vrasjen, por më pas u zbulua se porositësi i dyshuar i ekzekutimit të Liridonës ishte vetë bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

 

naim murseli policia