Kosova24 Maj 2023, 16:11

Dialogu, Osmani: Kosovës po i ushtrohet presion, Serbia po përkëdhelet

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu, Osmani: Kosovës po i ushtrohet presion, Serbia po

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Prishtinës po i ushtrohet presion përsa i përket dialogut me Serbinë.

E ftuar në “Radar” në Radio Dukagjini, Osmani është shprehur se Serbia po përkëdhelet ndërsa Kosova po dëshmon vlerat e saj proevropiane dhe jo vetëm.

“Ka presion më shumë për Kosovën sesa për Serbinë që është për të të ardhur keq, sepse Kosova është vend 100 për qind proamerikan, pro sundimit të ligjit, shembull i demokracisë në rajon e më tej. Tani në raport jemi në top-treshen sa i përket zhvillimit dhe sundimit të ligjit, kurse Serbia një shtet autokratik që bashkërendit politikën e saj me Rusinë... po merret me të mirë, po përkëdhelet”, tha Osmani.

Më tej, Osmani shtoi se presioni nuk duhet të fokusohet te Kosova, pasi duhet të sigurohet që asnjë zhvillim të mos e prekë sovranitetin e shtetit tonë.

“Kjo nuk do të thotë që presioni të fokusohet të Kosova, sepse janë bërë shumë koncesione përgjatë viteve dhe duhet të sigurohemi që secili hap të mos e prek territorin dhe sovranitetin tonë se pastaj do t’i lëmë edhe fëmijët tanë.”, deklaroi ajo.

Vjosa Osmani zhvilloi një vizitë në ambientet e Dukagjinit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Presidentëve.

osmani dialogu kosove serbi