Kosova12 Dhjetor 2023, 18:04

Dialogu Prishtinë-Beograd, Vuçiç: Gjermania, vendi që po na bën më shumë presion për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Prishtinë-Beograd, Vuçiç: Gjermania, vendi që po

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Gjermania është vendi i Bashkimit Europian që po ushtron më shumë presion ndaj Serbisë për Kosovën.

Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç deklaroi se ministrja e jashtme e Gjermanisë, përfaqëson për të modelin klasik të presionit të fuqive të mëdha ndaj Serbisë.

“Kam folur disa herë më ministren Gjermane, Annalena Baerbock. Nuk mendoj se ajo është e paedukuar dhe jo e zgjuar, përkundrazi. Por mendoj se ata jetojnë në botën e tyre dhe nuk e shohin realitetin. Ishte Gjermania që shtoi presionin ndaj Islandës për të hyrë në Këshillin e Europës. Presidenti i Islandës tha hapur se nuk donte, por ishte presioni i të tjerëve”, tha Vuçiç.

Presidenti serb deklaroi se Serbia nuk ka bërë asnjë lëshim për Kosovës dhe se gjatë qeverisjes së tij janë hequr disa njohje. Nga ana tjetër ai akuzoi opozitën serbe dhe pse ka retorikë më të ashpër për Kosovën, nëse vjen në pushtet do të ndihmojë në njohjen e saj.

vuçiç prishtina kosova