Kosova12 Dhjetor 2023, 14:48

Samiti BE- Ballkani Perëndimor, Osmani vizitë në Bruksel; në fokus situata pas sulmit terrorist në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Samiti BE- Ballkani Perëndimor, Osmani vizitë në Bruksel; në

Presidentja Osmani do të udhëtojë në Bruksel, ku do të përfaqësoj Kosovën në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Osmani u ftua nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen nesër në Bruksel, ku ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Në kuadër të samitit, Osmani gjithashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

vjosa osmani sulmi terrorist në banjskë bruksel