TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Qershor 2025, 09:14

Dyshohet se dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet gazetari i njohur në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Dyshohet se dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet gazetari i njohur në
Valon Syla

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 27 qershorit në Prishtinë, ku është arrestuar gazetari Valon Syla nën dyshimin për “dhunë në familje” dhe “lëndim të lehtë trupor”.

Burime për Sinjalin bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku viktima E.N. ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar nga bashkëjetuesi i saj. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dokumentimin e lëndimeve të marra.

Lexo edhe:Kurti: Për qeverinë kam përgjegjësi, për Kuvendin jemi të gjithë përgjegjës! Ofrova dy opsione kompromisi...
Sipas raportimeve, viktima ka konfirmuar deklaratat fillestare edhe në dëshminë e dytë, ndërsa motra e saj, një 24-vjeçare, ka dorëzuar video-incizime të incidentit, të cilat do të përdoren si prova në hetimin penal.

Valon Syla është marrë në pyetje në praninë e avokatit të tij dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Hetimet mbi rastin po zhvillohen nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

Autoritetet kanë cilësuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, ndërkohë që priten vendime të mëtejshme ligjore në lidhje me trajtimin e çështjes.

valon syla

Lini një Përgjigje