TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Qershor 2025, 14:09

“Kosova është Serbi”, serbët nisin tubimin me thirrje nacionaliste

Shkruar nga Pamfleti

“Kosova është Serbi”, serbët nisin tubimin me thirrje

Disa minuta pasi nisi manifestimi për shënimin e Vidovdanit, nisën edhe thirrjet dhe këngët nacionaliste të serbëve.

“Kosova është Serbi” u dëgjua nga pjesëmarrësit, të cilët valëvisnin flamurin serb. 

Ndërkohë, Policia e Kosovës bën thirrje për manifestim të qetë dhe apelon për shmangie të provokimeve.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 qershor, e ka rrëzuar përfundimisht duke vendosur që në festën e “Vidovdanit”, të mos ketë simbole dhe flamuj serb.

Në arsyetim, gjykata tha se vendimi në fjalë mund të provokojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin ligjor.

Çdo 28 qershor, serbët festojnë Vidovdanin, atë që e quajnë Beteja e Kosovës. Festa fillon me një meshë në Manastirin e Graçanicës, për t’u zhvendosur në Gazimestan, pak kilometra larg Prishtinës.

Lini një Përgjigje