TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Qershor 2025, 18:52

Kosova zhytet më thellë në krizë politike, takimi i Kurtit me krerët e partive mbyllet pa rezultat

Shkruar nga Pamfleti

Kosova zhytet më thellë në krizë politike, takimi i Kurtit

Mbyllet pa rezultat takimi i Albin Kurtit me krerët e partive politike, për t'i dhënë fund krizës. 

Ka përfunduar takimi mes liderëve politikë, i thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për t'i dhënë zgjidhje ngërçit politik.

Takimi zgjati se dy orë, ku pjesë të tij ishin të gjithë përfaqësuesit e partive politike. Mësohet se nga ky takim kreu i LVV-së, Albin Kurti, nuk është marrë asnjë vendim lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Temë e këtij takimi ishte zhbllokimi i situatës politike, konkretisht konstituimi i Kuvendit pas 38-herësh dështimesh në seancat parlamentare.

Takimi u thirr pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se Kuvendit duhet konstituuar brenda 30 ditëve.

Në takim morën pjesë kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, deputetja Vlora Çitaku, ndërsa nga LDK-ja, të pranishëm ishte kreu i partisë, Lumir Abdixhiku dhe kryetarja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami. AAK-ja u përfaqësua nga deputetja Time Kadrijaj.

Po ashtu, pjesë e takimit ishin edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Llila, ai i GUXO, Faton Peci, gjithashtu edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit tha se "ne morën pjesë me qëllim të mirë dhe për të parë e gjetur zgjidhje për ngërçin politik, por Albin Kurti kërkoi kushte".

Ai e cilësoi takimin si një farsë publike sesa substanciale, dhe sipas tij, frika e tyre u vërtetua në këtë takim. Lumir Abdixhiku u shpreh i zhgënjyer teksa tha se qëndrimet e deputetit Kurti ishin të njëjta ashtu sikurse para takimit.

“Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua në këtë takim, meqenëse qëndrimet e deputetit Kurti ishin pak a shumë ato që kanë qenë deri më tani dhe as nuk e respektonin dhe as s’e interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses edhe për votimin e fshehtë dhe për çështjen e përgjegjësisë që i takon atij.

Me lejoni të theksoj se për LDK-në, përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit, me paragrafin 130 të aktvendimit të Kushtetueses. Kurti e pranoi që s’ka shumicë por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake që i ka pasur deri më tani”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se kushtet e Kurtit janë që ose të votohet në mënyrë të fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke e votua Albulena Haxhiun sërish si kryetare e Kuvendit.

“Dhe më pas një ndërlidhje e përçudnuar e votimit për kryetar të kuvendit me nënkryetarë të kuvendit. Moslëvizja nga këto pozicione, e bën fatkeqe gjendjen e tanishme politike. Mos harroni që tani e kemi një aktgjykim të Kushtetueses dhe mosrespektimi i saj, për LDK-në është hap i parë në përmbysjen e rendit kushtetues”, u shpreh Abdixhiku.

Lini një Përgjigje