Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar tragjikisht në Prizren, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë gjatë një përplasjeje.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:50 në fshatin Kobaj, ku një sherr mes kushërinjve degradoi në dhunë fizike. Gjatë konfliktit, i riu pësoi plagë të rënda nga një mjet prerës dhe nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.
Nga incidenti mbeti i lënduar edhe babai i viktimës, 57 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore pas plagëve të pësuara.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe grupi hetimor. Personat e dyshuar, si edhe familjarë të viktimës, janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në zonë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e prokurorisë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Lini një Përgjigje