Kosova14 Nëntor 2023, 08:21

Forumi Ekonomik i Vjenës, Albin Kurti: Radoiçiç dhe grupi i tij kriminal duhet të ekstradohen në Kosovë!

Shkruar nga Pamfleti

Forumi Ekonomik i Vjenës, Albin Kurti: Radoiçiç dhe grupi i

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi ekstradimin në Kosovë të MiIan Radoiçiç dhe grupit të tij, të cilët kanë kryer akt terrorist në Kosovë duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë.

Sipas Kurtit, Radoiçiç është mbajtur në Serbi vetëm dy orë nga policia dhe është liruar. E për ekstradimin e tij dhe grupit kriminal, kryeministri kërkoi edhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Ai tha se janë konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim, makina të blinduara e pajise të rënda ushtarake. Po ashtu Kurti përmendi edhe skenarët që Serbia kishte planifikuar t’i përdorte në Kosovë, duke vrarë edhe pelegrinët në Manastir, por edhe klerikët. Sipas tij, Serbia kishte planifikuar që do ta përdornim edhe ushtrinë, por kjo nuk ndodhi dhe Serbisë i dështuan planet.

“Urdhri im për ministrin e Brendshëm ishte zero viktima te civilët, asnjë plumb nga policët tanë në murin e manastirit. Çfarë na duhet tani është ekstradimi i këtij grupi të Milain Radoiçiçit. Ai është paraburgosur për pak orë dhe është liruar menjëherë. Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile, dy organizata terroriste të shpallura të tilla më 20 qershor të këtij viti. Tani na duhet ekstradimi i Radoiçiçit”, tha Kurti.

 

kurti radoicic ekstradim