TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Mars 2023, 17:59

Atë që s’e bën dot Vuçiç, e bën rivali i tij; kandidati për president në Serbi pakt me republikanët e Kosovës për njohjen reciproke

Shkruar nga Pamfleti
Atë që s’e bën dot Vuçiç, e bën rivali i
Nikola Sanduloviç dhe Faton Kurti

Marrëveshjen që nivelet më të larta të politikës në Kosovë dhe Serbi nuk po e arrijnë dot, e kanë finalizuar krerët e Partive Republikane në Prishtinë e Beograd. Nikola Sanduloviç dhe Faton Kurti firmosin nesër një marrëveshje për njohje reciproke mes dy vendeve...

Ata që nuk po e arrijnë dot Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti, e kanë arritur republikanët e Kosovës dhe Serbisë.

Kandidati për president në Serbi, Nikola Sanduloviç, duket se i ka dhënë një mesazh të qartë Vuçiçit se Kosova është një shtet i pavarur dhe nuk mund të mbahet më peng. Nesër ai do të udhëtojë drejt Prishtinës për të garantuar se nëse ai merr drejtimin e shtetit serb, do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Kurti e Vuçiç janë në negociata sensitive këto kohë dhe ajo që ndan palët është njohja reciproke. Kryeministri kosovar kërkon që dialogu të mbyllet pikërisht me këtë gjë, ndërsa Vuçiç ka deklaruar disa herë se nuk mund të pranojë njohjen e Kosovës. Por teksa të dy luajnë me qëndrimet e tyre, më të drejtpërdrejtë janë republikanët në Kosovë dhe në Serbi.

Sipas informacioneve të “Pamfletit”, nesër në orën Ora 10.00, në Hotel “4 Points by Sharaton Marigona Residence” në Prishtinë do të mbahet një aktivitet me temë: “Nënshkrimi i Marrëveshjes mes Partive Republikane të Kosovës dhe të Serbisë për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Hyrje të përbashkët në BE dhe NATO".

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Nikola Sanduloviç, kryetar i Republikanëve të Serbisë dhe Prof. Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës.

Nikola Sanduloviç është një politikan serb i cili pati guximin të shpalosë të gjitha krimet serbe ndajë shqiptarëve dhe të pranojë Kosovën si shtet sovran. Ai nuk e ka fshehur asnjëherë qëndrimin e tij.

Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Nikola Sadullovic, mori pjesë në aktivitet dhe vizitoi varrezat e veteranëve në Prekaz. Ai kërkoi falje ndaj popullit shqiptar për krimet serbe të regjimit të kaluar. Sanduloviç bëri edhe thirrje të hapur ndaj faktorit ndërkombëtar që të ndryshon qasjen politike dhe diplomatike ndaj Serbisë së Aleksandër Vuçiçit. Epiqendra e thirrjes ishte edhe ndjekja e kriminelëve serbe për krimet e luftës në Kosovë.

Është ditë e vështirë dhe nder i madh që më është mundësuar nga kjo qeveri, me presidenten tuaj të nderuar dhe kryeministrin tuaj të nderuar, të më bëjnë të mundur që në emër të Serbisë së ndershme, të kërkoj një ndjesë të madhe dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera nga Millosheviçi dhe kjo qeveri aktuale në Serbi, që kanë bërë ndaj jush. Do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush të përgjigjen… Zoti ju bekoftë me shëndet dhe Zoti na dhëntë një paqe të merituar për të gjithë, faleminderit”, tha Sanduloviç.

Shpresojmë që nivelet më të lart të politikës në Kosovë e Serbi të mësojnë nga partitë e tjera në të dyja vendet dhe të shkojnë te njohja reciproke. /Pamfleti

kurti kosova nikola sanduloviç

Lini një Përgjigje