Kosova12 Mars 2023, 20:09

Kurti kujton vrasjen e Zoran Gjingjiç: Lider i rrallë, refuzoi bashkëpunimin me Millosheviçin

Shkruar nga Pamfleti

Kurti kujton vrasjen e Zoran Gjingjiç: Lider i rrallë, refuzoi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar ish-kryeministrin e  Serbisë Zoran Gjingjiç, me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij.

Ai e ka kionsideruar Gjingjiç, një politikan që sipas tij e qeverisë Serbinë në mënyrë demokratike.

Kurti tha se Gjingjiç ishte ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviçin.

Qeveria e Serbisë do të ketë qenë duke e menduar tashmë shënimin e 100 vjetorit të vrasjes makabre të mbretit Aleksandar Obrenoviç, gruas së tij e dy vëllezërve të tij, kryetarit të qeverisë dhe ministrit të tij të ushtrisë. Dy muaj e gjysmë ishte larg ky përvjetor shekullor, kur u vra kryeministri Zoran Gjingjiç, ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviçin ndonëse nuk e zgjidhi ndonjëherë kundërthënien ndërmjet liberalizmit (perëndimor) dhe nacionalizmit (serb)”, shkruan ai.

Kryeministri i Kosovës thotë se Gjingjiç ishte demokrat në rrethanat e asaj kohe. “Gjingjiç ishte demokrat në rrethanat e asaj kohe ndërkaq për nga formimi intelektual e orientimi filozofik, edhe kur ka lëvizur a ndryshuar, ishte tejet i ndikuar nga Shkolla e Frankfurtit së cilës ia kishte borxh mendimin kritik të qëndrimit opozitar. Teksa admironte ‘aksionin komunikativ’ të Jürgen Habermas, filmi më i dashur i tij ishte “Andrei Rublev” i Andrei Tarkovsky-t”, vijon Kurti.

kurti gjingjic