Kosova12 Mars 2023, 08:14

Nikos Dendias vizitë në Kosovë, takim 'kokë për kokë' me Vjosa Osmanin

Shkruar nga Pamfleti

Nikos Dendias vizitë  në Kosovë, takim 'kokë për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë ditën e sotme në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Takimi do të zhvillohet në ora 11:00, ka njoftuar kabineti i presidentes. Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Por Kosova dhe Greqia kanë raporte normale diplomatike dhe tregtare.

Zyrtarët kosovarë dhe grekë zhvillojnë takime zyrtare të ndërsjella në Prishtinë dhe Athinë. Përveç kësaj, Kosova dhe Greqia kanë shkëmbime tregtare dhe flasin shpesh për bashkëpunimet ekonomike. 

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Vizita e fundit e Densias në Kosovë ka qenë më 12 Dhjetor të 2022. Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në dhjetor u prit në takim nga ministrja e Punëve të  Jashtme të Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Takimi i dy ministrive është u mbajt në godinën e Ministrisë së Jashtme, ku pas takimit ministri Dendias dhe ministrja Gërvalla mbajtën një konferencë për medie.

nikos dendias kosovë vjosa osmani