Kosova12 Mars 2023, 12:30

Takimi me Dendias, Vjosa Osmani: Diskutuam procesin e dialogut me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Dendias, Vjosa Osmani: Diskutuam procesin e dialogut me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë disa detaje nga takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Osmani thotë se ata kanë diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë dhe për zhvillimet e fundit në rajon.

Presidentja e Kosovës më tej thotë se në këtë takim me Dendiasin është diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Greqisë.

“Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon. Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

takimi me dendias vjosa osmani