Kosova24 Shtator 2023, 12:30

Sulmi me armë në Kosovë, reagon familja e policit të vrarë: Të vdesësh për atdhe është si të rilindësh përsëri

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me armë në Kosovë, reagon familja e policit të

Kanë reaguar për herë të parë familjarët e policit të rënë në detyrë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku, si pasojë e një sulmi me armë në Leposaviç, në veri të Kosovës.

Familjarët kanë thënë se Bunjaku ka qenë toger në Policinë e Kosovës. Ai ka qenë nga Samadrexha e Vushtrrisë.

Familjarët e të ndjerit, me detyrë Toger, shprehen se Afrim Bunjaku “është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit”.

"TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*

Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.", shkruajnë familjarët e policit të vrarë.

 

sulm kosove familja polic