TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shtator 2023, 09:30

Vrasja e policit në veri të Kosovës, mbyllet pika kufitare me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e policit në veri të Kosovës, mbyllet pika kufitare me
Efektivi që humbi jetën, Afrim Bunjaku

Pika kufitare në Bërnjak të Kosovës është mbyllu për hyrje nga Serbia.

Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e mëngjesit të sotëm u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër. Policia e Kosovës u sulmua me armë nga grupe kriminale në Leposaviç, në veri të vendit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka dënuar ashpër sulmin me armë në zonën e Leposaviqit ku mbeti i vrarë një rreshter i policisë dhe u plagos një tjetër.

Kryetarja e shtetit e cilësoi sulmin si një vepër të bandave kriminale serbe kundër Kosovës dhe me synimin e qartë për të krijuar destabilizim në zonat e veriut.

 

Lini një Përgjigje