Kosova27 Shtator 2023, 20:54

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Skenar për ndërhyrje të ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Skenar për ndërhyrje të

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Serbisë, Sonja Biserko, thotë se dalja në skenë e grupit të armatosur në Banjskë në veri të Kosovës mund të pritej duke pasur parasysh sjelljen e Beogradit në muajt e fundit.

Grafiti ‘Kur ushtria kthehet në Kosovë’ si paralajmërim kishin vërshuar jo vetëm Beogradin, por edhe brendësinë e Serbisë. Pastaj fjalimi i presidentit Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme, toni dhe mesazhi i tij – e gjithë kjo tregonte se diçka është duke u përgatitur. Beogradi ka qenë gjithmonë transparent në synimet e tij, si në vitet e 90-ta kur u nis për të shkatërruar Jugosllavinë, çdo veprim dhe synim ishte më i paralajmëruar në media”, shpjegoi qartë Biserko, për median malazeze “CdM”.

Ajo nënvizon se me marrjen e informacioneve, po bëhet gjithnjë e më e qartë se ka pasur një skenar për të provokuar një konflikt që më pas ushtria serbe të hyjë për të mbrojtur popullin serb në veri dhe në këtë mënyrë të realizojë ndarjen e Kosovës.

Vija e kuqe u kalua

Në fund të fundit, shton ajo, ky është një opsion që mbështetet pothuajse nga e gjithë elita politike dhe akademike, shërbimet, ushtria, një pjesë e madhe e sektorit civil dhe sipas raportimeve edhe mediat [në Serbi].

Ky operacion, pavarësisht se kush është drejtpërdrejt përgjegjës për të në Beograd, ka kaluar një vijë të kuqe që Perëndimi nuk mund ta tolerojë. Kjo situatë nuk është provokuar nga Kurti, siç komentojnë shumica në Beograd. Përkundrazi, ai tregoi pjekuri dhe policia e Kosovës tregoi profesionalizëm”, thotë Biserko.

Ndonëse, siç shton ajo, Vuçiç po përpiqet të mbrohet dhe t’ia kalojë përgjegjësinë serbëve të Kosovës, të cilët gjithsesi janë pengjet e tij, duke pretenduar se ai nuk e kontrollon Kosovën – të gjitha informacionet tregojnë se Beogradi ishte i implikuar.

Nëse Vuçiçi jo, i cili pretendon se nuk e dinte se çfarë po ndodhte, atëherë shtrohet pyetja se kush është figura kryesore në Beograd. Hetimi konfirmon se bëhet fjalë për një grup të mirë-pajisur (automjetet luftarake i përkasin Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe një arsenal armësh, sipas vlerësimeve, për 200 persona) dhe të stërvitur mirë të drejtuar nga Radoiçiq, i cili përndryshe është nën sanksione amerikane. Mësohet se ai është i plagosur dhe ndodhet në VMA [Spitalin Ushtarak]. Identiteti i të arrestuarve ende nuk është bërë i ditur, por ka të ngjarë, siç bëjnë me dije disa analistë, që shumë prej tyre të kenë qenë edhe në fushën e betejës ukrainase në anën ruse”, tha Biserko.