
Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, në një konferencë për media të mbajtur të premten ka thënë se ishte e qartë që prapa protestuesve serbë në veri, qëndroni grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it.
Gallieni ka thënë se gjatë protestës në Zveçan u lënduan disa ushtarë të KFOR-it.
“Duke nisur nga 29 maji trupa shtesë të KFOR-it u dislokuan në veri të Kosovës pasi katër kryetarët ditë më parë tentuan të futen në zyra me forcë. KFOR-i ishte aty për të parandaluar përshkallëzim të mëtejmë të protestës dhe më 29 në një komunë të veçantë (Zveçan v.j.) ndodhi një protestë e madhe. Ushtarët e KFOR-it u përfshinë në protestën e dhunshme. Gjatë protestës ushtarët u lënduan nga gurë, eksplozivë të improvizuar dhe armë zjarri. Ishte e qartë se njerëzit po tentonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë se prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, ka theksuar Gallieni.
Ndërkohë Kryeministri Albin Kurti dy ditë më parë se granatat e dorës dhe shok bombat e përdorura nga grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj janë të prodhuara dhe të sjella nga Serbia.
“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojiq Bugojno) M75 dhe shok bomba RSB (Ruçna Shok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë” – ka shkruar Kurti në Twitter.
Lini një Përgjigje