Kundërpërgjigjja e Albin Kurtit pas deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila e quajti Kosovën pjesë të Serbisë në Slloveni është bërë virale në rrjetet sociale.
Në panelin e mbajtur të hënën në Forumin Strategjik të Bledit, ajo ka thënë se ekziston vetëm një shtet dhe jo dy, pasi sipas saj, Kosova nuk është e njohur ndërkombëtarisht.
Po ndryshe mendon Kurti i cili tha se normalizimi i raporteve me Serbinë është më i vështirë pasi Beogradi ka një mungesë konfuzioni midis realitetit dhe fantazisë.
“Unë dua të normalizoj raportet dhe do ta bëja menjëherë këtë nëse, për shembull, fqinji im do të ishte Republika Çeke. Por, normalizimi i raporteve me Serbinë është më i vështirë. Mund të ndodhë sepse ne duhet të zbatojmë Marrëveshjen Bazë për të cilën presidenti serb dhe unë u pajtuam në Bruksel. Por, normalizimi në psikologji nënkupton mungesë të konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë. Në këtë drejtim, nuk mund të kontribuojë”, tha Kurti.
#BSF2023 attendees applaud ???????? PM as he lambasts ???????? PM statement that ???????? is not a country & can't join the EU:
— Admirim (@admirim) August 28, 2023
Normalization requires abandoning fantasies.
94% in ???????? support EU, 35 in ????????.
???????? sanctioned ????????; ???????? is not even thinking about it & hasn't distanced from Milosevic, Putin. pic.twitter.com/4RL0XOksEG
Kjo përgjigje nga Kurti ka marrë vëmendje në Twitter, teka është shpërndarë nga analistë të rajonit me mbishkrime si; goditje “Knock down” për 10 sekonda.
Por Bërnabiç, sërish insistoi se hapi i parë drejt normalizimit është themelimi i Asociacionit.
Lini një Përgjigje