Kosova 2 Mars 2024, 17:17

Kurti flet për mediat italiane: Kosova po kërcënohet nga ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë

Shkruar nga Pamfleti
Kurti flet për mediat italiane: Kosova po kërcënohet nga ata
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova vazhdon të jetë e kërcënuar nga ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë, duke aluduar për organizatat kriminale që veprojnë në veri të Kosovës.

Kurti po ashtu ka përmendur fakti se Kosova vijon të ketë probleme në kufirin me Serbinë.

“Ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë”, ka thënë Kurti një intervistë për median italiane Agin, ku flet për vështirësitë në dialogun dhe marrëdhënien me Serbinë. 

Kreu i Qeverisë së Kosovës e ka akuzuar Listën Serbe për lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.

Ai ka thënë gjithashtu se Kosova po bën çmos që të afrohet sa më shpejt me Bashkimin Europian.

“Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiçin dhe Putinin. Nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim, por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, ka vazhduar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për marrëdhëniet me Italinë, duke thënë se ishte skeptik kur Giorgia Meloni u zgjodh kryeministre.

“Duhet të jem i sinqertë. Në të kaluarën e konsideroja Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarën e saj të djathtë, me fashizmin. Që kur u bë kryeministre kam vënë re marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me Bidenin dhe SHBA-në, mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. Jo kështu për Salvinin që ka marrëdhënie me Putinin”, ka thënë Kurti.

Sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilin Prishtina e dorëzoi më 15 dhjetor 2022, Kurti thotë se “nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim”.

“Por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, thekson kreu i ekzekutivit.

Kurti u pyet edhe për përplasjet e tij të forta me ‘Listën Serbe’ që vepron me direktivat e Beogradit dhe akuzohet për lidhje me Rusinë.

albin kurti kosove serbi