TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Maj 2023, 14:56

Kosovë/ 20 ish të dënuar dhe të dënuar do të përfitojnë trajnime dhe pajisje të ndryshme pune nga Organizata Gjermane “Help”

Shkruar nga Pamfleti

Kosovë/ 20 ish të dënuar dhe të dënuar do të

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani ka pritur në takim përfaqësuesin e  Organizatës Gjermane “Help” në Kosovë, Rrezart Shala, me të cilin kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të të dyja palëve.

Me këtë projekt, 20 ish të dënuar dhe të dënuar, të cilët dëshirojnë të hapin ose kanë të hapur ndonjë biznes, SHKK bashkë me organizatën “Help” do t’i mbështesin në formë trajnimesh dhe me pajisje për punë dhe trajnime  të ndryshme.

Kësaj radhe, SHKK bashkë  me “Help”, do ti mbështesin  të burgosurit dhe ish të burgosurit, të cilët kanë përfunduar mbajtjen e dënimin brenda institucioneve korrektues të Kosovës, me qëllim krijimin e mundësive më të mira  për të qenë pjesë aktive e shoqërisë.

Po ashtu, Ministria e Drejtësisë dhe Organizata Gjermane “Help” pritët që ditëve në vijim të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 147,000 euro me bashkëfinancim, ku “Help” do të financoi me 55%, ndërsa MD me 45 %  në fuqizimin e Njësisë Ekonomike të SHKK-së, konkretisht në blerjen pajisjeve të ndryshme prodhimi, si dhe për trajnimin e të burgosurve.

Lini një Përgjigje