TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Maj 2023, 19:57

U plagosën 30 nxënës, publikohen pamjet e përplasjes së autobusit në Kosovë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U plagosën 30 nxënës, publikohen pamjet e përplasjes së

Janë publikuar pamjet nga momenti kur autobusi me nxënës nga Kosova, aksidentohet me një kamion në autostradën Prishtinë-Pejë.

Në videon e publikuar, duket që kamioni i tonazhit të rëndë tenton të parakalojë një makinë dhe futet në korsin e shpejtësisë, por pa mundur të shoh që në të tashmë ishte futur autobusi. Fatmirësisht përplasja anësore nuk ka qenë e fuqishme dhe nxënësit të cilët ndodheshin brenda autobusit kanë shpëtuar me dëmtime të lehta.

Mësohet se gjatë aksidentit kanë qenë 3 autobusë me nxënës, të cilët ishin kthyer nga një ekskursion që kishin zhvilluar në Shqipëri.

Lidhur me aksidentit është prononcuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Bajram Krasniqi, i cili konfirmoi se si pasojë e aksidentit dhjetëra nxënës kanë pësuar lëndime dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, u shpreh Krasniqi.

aksidenti kosovë pamjet

Lini një Përgjigje