Kosova30 Maj 2023, 21:18

Kurti e tepron, sulmon Sekretarin Blinken: Deklaratat e tij të gabuara dhe të padrejta, po tregohet naiv

Shkruar nga Pamfleti

Kurti e tepron, sulmon Sekretarin Blinken: Deklaratat e tij të gabuara dhe

Kryeministri Albin Kurti duket se po hynë në një rreth përplasjeje me amerikanët. Këta të fundit e paralajmëruan fort sot për situatën në Veri, por ai duket se nuk do të tërhiqet. Por Kurti duket se e ka tepruar me qëndrimet e tij, pasi ka sulmuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Duke folur për “The Guardian”, Kurti tha se deklaratat e kundër tij ishin të padrejta.

"Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive. Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme”, tha Kurti.

Kurti tha se kishte folur me Gabriel Escobar, të dërguarin special të SHBA për Ballkanin. Ai tha se Escobar kishte kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të zhvendosnin kryetarët e komunave në objekte të tjera, ose të punonin nga shtëpia, një kërkesë që ai e kishte refuzuar.

Nuk mund të kemi kryebashkiakë Zoom-i, ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste”, tha ai.

Kurti gjithashtu këmbënguli se kryetarët e rinj do të vazhdojnë të punojnë nga zyrat komunale.

kurti blinken