Kosova30 Maj 2023, 18:28

Stoltenberg reagon për kaosin në Veri: Kemi dërguar 700 forca shtesë, jemi në gatishmëri për çdo situatë

Shkruar nga Pamfleti

Stoltenberg reagon për kaosin në Veri: Kemi dërguar 700 forca

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar për kaosin në veri të Kosovës. Ai ka bërë me dije se janë dërguar 700 forca shtesë për të parandaluar një tjetër sulm si ai i djeshmi ndaj ushtarëve të KFOR.

Stoltenberg ka thënë se po ashtu do të vendoset në gatishmëri të lartë edhe një batalion shtesë.

Kreu i NATO, në një konferencë për mediat i ka bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë të marrin hapa konkret për ulje të tensioneve.

Ne do të vazhdojmë të veprojmë sipas mandatit që buron nga OKB-ja. Ne kemi vendosur të dislokojmë 700 trupa shtesë nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu kemi vendosur në gatishmëri një batalion shtesë, që të zhvendoset nëse duhet. Këto janë hapa për të garantuar se KFOR-i ka forcën dhe aftësinë për të vepruar sipas mandatit që e ka. Dhuna kthen Kosovën prapa e po ashtu të gjithë rajonin. I vendos në rrezik aspiratat euroatlantike. Prishtina dhe Beogradi duhet të marrin hapa konkret për t’i ulur tensionet. Të frenohen nga veprimet e papërgjegjshme e të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është rruga e vetme”, ka thënë Stoltenberg.

Më herët ishte ambasadori amerikan në Kosovë, ai i cili njoftoi se Kosova ishte përjashtuar nga stërvitja “Defender 23” si masë ndëshkimore për atë që po ndodh në veri.

 

stoltenberg kosova