
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas lirimit të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.
Ai ka falenderuar ndërkombëtarët që sipas tij u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces. Krasniqi shprehet se tashmë hapi i radhës është rikthimi i normalitetit në veri të Kosovës.
"Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi - Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë. Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces. Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike", shkruan ai.
Lini një Përgjigje