Kosova28 Mars 2023, 12:59

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Kurti: Ndërkombëtarët duhet të ushtrojnë presion ndaj Vuçiçit!

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Kurti: Ndërkombëtarët duhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë trysni mbi Beogradin sepse këtë gjuhë e njeh më së miri. Sipas tij, vetëm një përpjekje e përbashkët me trysni shtesë nga BE-ja dhe ShBA-ja, do të mund të sillte rezultate.

Ai shprehet i gatshëm për një marrëveshje, por Serbia është mjaft agresive e nuk shkëputet dot nga e shkuara dhe as nga e tashmja problematike. Sipas tij Serbia është një regjim hibrit dhe nuk është e pavarur nga federata ruse, e kjo gjë e bën të vështirë një fqinjësi të mirë.

“Qysh dje po të varet prej meje, por është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviçi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar.

Ne si shtet demokratik dhe i pavarur jemi të bindur që jemi edhe më demokratik edhe të pavarur se sesa Serbia. Ajo është një regjim hibrid, autokraci praktikisht dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga federata ruse. Në këto dy vite, Serbia ka synuar të marr para nga BE-ja, armatim nga Rusia, investime nga Kina dhe tolerancë nga ShBA-ja. Perëndimi duhet t’i tregojë se kjo nuk është e mundur më.

Kjo bën që ta kemi fqinjësinë e vështirë, ndërkohë që kemi dëshirë të kemi fqinjësi të mirë, por për këtë do të ndihmojë shumë zbatimi i kësaj marrëveshje që e kemi dakorduar në Bruksel dhe në Ohër e cila nënkupton njohje defakto të ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

kosova serbia shba be