Kosova 1 Qershor 2023, 12:50

Mbi 60 orë pa dalë nga zyra, kryetari i komunës së Leposaviçit: Ushqimin na e sjell policia!

Shkruar nga Pamfleti
Mbi 60 orë pa dalë nga zyra, kryetari i komunës së
Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi

Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi ka dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur se e ka ende të paqartë nëse do të qëndrojë brenda zyrës. Ai tha se ka mbi 60 orë që është brenda zyrës ndërkohë që jashtë serbët kanë organizuar protesta të dhunshme.

Ai tha se po ushqehet si të jetë në hotel, ndërsa tha se policia u sjell ushqimin sa herë që ndërrojnë turnet.

Kurr më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë.Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet jashtë e në Prishtinë e pastaj veprojmë. Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin”.Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë. Unë jam në vendin tim”, u shpreh Lulzim Hetemi.

Situata vijon e qetë ditën e sotme.

Ditën e djeshme është lënduar një zyrtar policor në veri, si pasojë e sulmeve me mjete të forta. Sipas mediave të Kosovës, janë sulmuar edhe disa gazetarë dhe operatorë. Serbët e veriut kanë sulmuar disa prej mediave të Kosovës dhe ato të shqiptare. 

Sipas komunikatës së policisë, protestat e serbëve lokalë në komunat veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë qenë të qeta, por në orët e pasdites disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë drejt makinave policore. Policia ka përmendur se gjatë ditës disa “grupe kriminale” i kanë penguar disa gazetarë në kryerjen e detyrave të tyre, dhe automjetet e tyre janë vandalizuar. 

kryetari i komunës së leposaviçit lulzim hetemi tensionet ne veri