TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Maj 2023, 07:39

Kritikoi Kurtin për tensionet në Veri, Bugajski ‘i ashpër’ ndaj Blinkenit: Mbështetja e SHBA për Vuçiç po destabilizon rajonin

Shkruar nga Pamfleti
Kritikoi Kurtin për tensionet në Veri, Bugajski ‘i
Janus Bugajski

Bashkëpunëtori i lartë në Fondacionin Jamestoën në Washington, Janus Bugajski ka reaguar pas kritikave të sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili dënoi ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Në një postim në Twitterin e Blinken, Bugajski i është drejtuar sekretarit amerikan duke thënë se të dënosh ndërhyrjen e policisë së Kosovës në Veri të vendit, është njësoj si të dënohet certifikimi i Kongresit të SHBA të zgjedhjeve Presidenciale të tre viteve më parë dhe legjitimi i asaj që ndodhi në 6 janar në Kapitol.

Më tej, ai thekson se mbështetja e SHBA për Vuçiçin po destabilizon rajonin.

“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA për Vuçiç po destabilizon rajonin. Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane.”, shkruan Bugajski.

 

tensione veri shba vucic blinken

Lini një Përgjigje