Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë. Sarrazin do të pritet në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 10:00.
Vizita e emisarit gjerman duket se vjen pas zhvillimeve që ndodhën dje në veri të vendit, ku u vendosën kryetarët e rinj me asistimin e Policisë së Kosovës.
Në komunën e Zveçanit pati tensione më të larta, teksa në tjerat situata ishte më e qetë.
Policia përdoruri gaz lotsjellës, ndërsa ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Komunën e Zubin Potokut.
Qytetarë serbë u mblodhën në katër komunat veriore për t’i penguar kryetarët e rinj që të hyjnë nëpër objektet e komunave, njofton Klan Kosova.
Lini një Përgjigje