TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 12:32

Media serbe jehon ngjarjeve në parlamentin e Kosovës, “Danas”: Çfarë tha Kurti pak para përleshjes dhe lagies me ujë?

Shkruar nga Pamfleti
Media serbe jehon ngjarjeve në parlamentin e Kosovës,
Pamje nga përleshja në Kuvendin e Kosovës

Preteksti i përleshjes në parlamentin e Kosovës ishte përmendja e Kurtit të urdhër arrestit të Milan Radoiçiç...

Para përleshjes në Kuvendin e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para se të lagej me ujë, ka folur për urdhër arrestimin e Milan Radoiçiçit, si dhe ka thënë se 25 për qind e policisë do të tërhiqen nga veriu i Kosovës.

Kurti tha se urdhër arresti për Radoiçiçin, është hequr pesë ditë pas ardhjes së qeverisë së tij.

Duke folur për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, Kurti ka thënë se 25 për qind e policëve nuk po tërhiqen nga veriu, por do të “zhvendosen brenda objekteve komunale”.

“Nuk kemi tërheqje të policisë së Kosovës. Të gjithë policët që janë në veri të Kosovës do të jenë në veri të Kosovës. Kemi 25 për qind zhvendosje të policisë brenda objekteve komunale. Asnjë polic nuk del nga ndërtesat. 547 policë serbë dhanë dorëheqjen brenda një dite. Sot që po flasim, atje janë mbi 800 policë të Kosovës, jo vetëm shqiptarë. Pesë ditë pas fitores sonë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ish-qeveria, kishte një urdhër për të në anën tjetër të kufirit në Serbi tek hoteli Kopaonik”, tha Kurti.

Pas kësaj, ai është lagur me ujë nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, i cili më pas është goditur me një shishe në kokë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, shkruan e përditshmja serbe “Danas”

kurti media serbe parlamenti i kosovës

Lini një Përgjigje