TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Janar 2026, 13:10

Mori mandatin e deputetit, Ukë Rugova: Koha të tregojmë pjekuri, do rikthejmë LDK-në në parti fituese

Shkruar nga Pamfleti
Mori mandatin e deputetit, Ukë Rugova: Koha të tregojmë pjekuri,
Ukë Rugova

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ukë Rugova ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se është i nderuar që do të ketë mundësi t’i shërbejë me përgjegjësi qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të fuqizojnë edhe më shumë shtetin dhe institucionet e Kosovës.

Rugova shkruan se me punë dhe angazhim të palodhur do ta rikthejnë LDK-në prapë si parti fituese ashtu siç e la presidenti Rugova.

Postim i i plotë i Rugovës:

Falënderoj të gjithë 126,102 votuesit qëndrestarë të vërtetë të LDK-së për besimin që patën sërish për LDK.

I falënderoj që na përkrahën edhe përgjatë fushatës, kur ishte mot me mjegull dhe me temperatura të ulta, gjithmonë sallat ishin të mbushura me aktivistë e simpatizantë besnikë të LDK-së që ishin aty për të na dhënë mbështetjen e tyre.

Tashmë si deputet i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës me besimin e mbështetjen Tuaj jam i nderuar dhe i përulur që do të kem mundësi të ju shërbej me përgjegjësi qytetarëve të Republikës së Kosovës në mënyrë që të fuqizojmë edhe më shumë shtetin dhe institucionet e Kosovës.

Me punë dhe angazhim të palodhur do të rikthejmë Lidhjen Demokratike të Kosovës prapë si parti fituese ashtu siç e la Presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova. Këtë fushatë për fat të mirë gjuha e përdorur nga të gjitha subjektet politike ishte mjaft e matur e tani që populli i Kosovës ka folur me 28 dhjetor 2025 është koha që të tregojmë përgjegjësi e pjekuri politike që të angazhohemi për ndërtimin e shpejtë të institucioneve të Republikës sonë.

Nuk është koha të merremi me vehten, por duhet të veprojmë me përgjegjësi për të tejkaluar sfidat e përditshme me të cilat përballen qytetarët tanë. Me respekt e falënderim të përhershëm ndaj gjithë qytetarëve për besimin e përgjegjësinë e dhënë, do të jem në shërbimin Tuaj me përkushtimin më të madh!

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës! Zoti le të vazhdojë të bekojë Kosovën dhe miqësinë e saj të përhershme me ShBA dhe BE!

Ukë Ibrahim Rugova.

uke rugova ldk zgjedhje

Lini një Përgjigje