
Pas takimit me liderët evropianë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mësohet sa ka nisur nisur pak momente më parë një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Siç deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë takimeve të dyta do të mundohet që të arrihet një takim mes dy Kurtit dhe Vuçiçit, për të bërë të mundur rikthimin në tavolinën e dialogut.
Këto fjalë ai i deklaroi pak para se të futej në takimin e samitit të BE-së që po mbahet në Bruksel, teksa shtoi se ka gjasa të dalë nga Samiti i BE-së dhe të takohet sërish me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Puna po vazhdon. Ndoshta duhet të largohemi nga mbledhja e Këshillit e të ulemi sërish me liderët e Kosovës e Serbisë, të shohim nëse mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. Nuk ka zgjidhje tjetër. Rruga evropiane e Kosovës e Serbisë shkon nëpërmjet këtij dialogu”, tha Borrell për mediat.
Lini një Përgjigje