Kosova27 Shkurt 2023, 20:22

Nuk ka "tym të bardhë", mbyllet pa marrëveshje takimi Kurti-Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka "tym të bardhë", mbyllet pa marrëveshje takimi

Nuk ka “tym të bardhë” nga Brukseli. Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç nuk kanë gjetur emëruesin e përbashkët për planin franko-gjerman.

Pak më parë ka përfunduar takimi i mbajtur në Bruksel dhe deri më tani raportohet se nuk është gjetur akordi mes liderit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Takimi zgjati po thuajse dy orë, por pa rezultate. Vetë Vuçiç tha para mediave se ka qenë takim i vështirë. Sipas tij, kryeministri Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranojë Asociacionin.

Nuk është arritur asgjë përveç që do të bisedojmë. Si të bisedojmë kur ka kundërshtime për Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Së pari duhet të zbatohet, sido që ta ktheni, Asociacioni është në rend të parë. Pastaj do të shohim çfarë do të ndodh tutje. Kam ardhur për të nënshkruar një propozim. Sa i përket pyetjes, ka një fushatë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Do të njihen me atë se çfarë është nënshkruar. Ekzistojnë 22 parime që kemi nënshkruar fjalë për fjalë janë të rëndësisë të posaçme për popullin serb. Nëse dikush nuk e kupton, nuk e kupton realitetin. Nëse dikujt do t’i binte ndërmend, pyetja ime është si të paguajmë rrogat profesorëve, arsimtarëve, mjekëve motrave medicinale. Nuk kemi Bashkësi, por një Bashkësi”, tha ai.

Vuçiç u duk i vendosur te qëndrimi për asociacionin, teksa dha sinjale se do të ketë të tjera biseda në ditët në vijim.

"Nuk kemi shtruar pyetje të vështira. Nuk besoj se keni lexuar parimet për themelimin e Asociacionit. Më thoni se cilat adresë të dërgojë dokumentet e nënshkruara e pranuar. Në bazë të parimeve funksionon, ai funksion që ka të bëjë. Shumë prej tyre janë të rëndësishme për ne. Për këtë kam dëgjuar me kujdes z. Kurti e kam kuptuar se gjithë atë që tha, dhe pse është e papranueshme për të. Por këto janë çështje që duhet të arritura, e besoj do të përmirësohen. Më 23 ose 24 ata duan të kenë një raport për Këshillin e Evropës nëse kemi arritur diçka”, deklaroi Vuçiç. 

Ndërsa shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se marrëveshje për normalizimin e raporteve do të ishte në të mirë të dy popujve në Kosovë e Serbi. Sipas tij, palët në parim janë dakord, por duhet ende punë.

Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje. Negociata të mëtejshme nevojiten për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes”, shkruan ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët.

kurti vucici dialog tym i bardhe