Kosova27 Shkurt 2023, 20:16

Borrel jep detaje nga takimi Kurti-Vuçiç: Duhet qasje konstruktive për planin franko-gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Borrel jep detaje nga takimi Kurti-Vuçiç: Duhet qasje konstruktive

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas nisjes së takimit mes Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit.  

Në një shkrim në Tëitter, Borrell ka thënë se në takimin e nivelit të lartë, në rend dite për diskutim është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Ai tha se shpreson në qasje konstruktive mes dyja palëve.

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi Borrell.

kurti vucici borrel