Kosova 5 Gusht 2023, 12:42

Përplasja me armë në Prishtinë, një nga autorët në kërkim nga FBI

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja me armë në Prishtinë, një nga autorët

Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, ndodhet në arrati për përfshirje në krimin në lokalin Bon Vivant në Prishtinë.

Mediat raportojnë se “Duka”, është i dyshuar për përfshirjen në vrasjen dhe plagosjet e mbrëmshme që tronditën Prishtinën.

Dukagjin Nikollaj është po ashtu i kërkuar nga FBI-ja për kryerjen e disa veprave penale, që kanë lidhje me trafik droge.

Ai dyshohet të jetë i përfshirë në plagosjen e disa personave mbrëmë në qendër të qytetit dhe momentalisht është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Në foton e siguruar nga mediat, “Duka" shihet nën shoqërinë e Kastriot Ramadani, që humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga sherri i ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnatës në një nga lokalet e kryeqytetit të Kosovës. Nga autoritetet kosovare si dhe mediat vendase u raportua se në lokalin “Bon Vivant” pati të shtëna me armë, ku si pasojë mbetën të plagosur 21 persona, 4 prej tyre nga plumbat, ndërsa të tjerët si pasojë e gotave të qëlqit  dhe pajisjeve të mprehta të cilat ndodheshin në lokal.

Menjëherë të plagosurit u nisën drejt spitalit, ndërkohë fatkeqësisht mëngjesin e sotëm u bë me dije se një prej tyre kishte humbur jetën. Ka qenë pikërsisht 39 vjeçari Kastriot Ramadani i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia e Kosovës po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë deri më tani ajo çfarë dihet është se e gjithë ngjarja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

Përplasja me armë në Prishtinë, një nga autorët

sherr prishtine duka