TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Maj 2023, 13:38

Përplasjet në Veri, ministri serb i Mbrojtjes viziton ushtrinë në Rashkë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në Veri, ministri serb i Mbrojtjes viziton ushtrinë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka shkuar në garnizonin e Rashkës, afër kufirit me Kosovën, ku është vendosur një pjesë e ushtrisë së Serbisë. Veprimi në fjalë vjen pas tensioneve në veri.

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi njoftoi se Vuçeviç do të diskutojë për situatën aktuale të sigurisë me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ushtria serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake që nga 26 maji. Vuçiç e mori këtë vendim pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Ndërkohë sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në forumin Globsec në Bratisllavë. Ai ka vazhduar me qëndrimin e tij se kryetarët e zgjedhur në veri duhet të jenë në ndërtesat komunale. Kurti foli para analistes së CNN Kim Dozler për zhvillimet në veri të vendit, e për të cilat Kosova po përballet me ndëshkime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai vazhdoi të thoshte që njësitë speciale të Kosovës duhej të ishin jashtë ndërtesave komunale. Për këto njësi speciale ai tha që i njihnin të drejtat e njeriut dhe se nuk kishin bërë shkelje ndaj komunitetit serb që po protestonte.

përplasjet në veri

Lini një Përgjigje