Kosova31 Maj 2023, 12:17

Tensionet në veri, Kurti: Vuçiç ka një skenar që kërkon ta zbatojë në Kosovë!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri, Kurti: Vuçiç ka një skenar
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Bratislava për situatën në veri. Ai u shpreh se vendi ku Serbia dhe Kosova zhvillojnë dialogun është Brukseli. Ai theksoi se Kosova synon marrëdhënie fqinjësore me Serbinë duke zbatuar vlerat europiane.

Brukseli është vendi ku ne zhvillojmë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Synojmë marrëdhënie fqinjësore me Serbinë duke zbatuar vlerat europiane. Të dy shtetet synojnë të bashkohen në familjen europiane. Duhet të plotësojmë kritere për antarësimin në BE. Kosova është një histori suksesi në këtë drejtim në realizimin e reformave të kërkuara nga BE”, u shpreh Albin Kurti. 

Sipas Kurtit është e vështirë që të kuptohet ajo që po ndodh në Kosovë. Sipas tij, Beogradi i ka lejuar komunitetit serb në veri të Kosovës që të organizohen vetëm në një parti politike. Nga ana tjetër ai theksoi se shqiptarët janë organizuar në dhjetëra parti politike. Sipas tij duhet të ketë larmi dhe pluralizëm edhe në etninë serbe. Po ashtu Kurti theksoi se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk ka zbatuar marrëveshjen e Ohrit.

Është e vështirë të kuptohet nga jashtë ajo që po ndodh në Kosovë. Ka një ide nga Serbia që të bashkojë serbët kudo që jetojnë ata jashtë Serbisë. Ata duan të krijojnë një shtet, një parti. Partia e tyre kryesore është kisha ortodokse serbe, e cila dëshiron të shtrijë influencë në të gjitha shtetet e rajonit. Ne na duhet demokraci që të rikthehet edhe në Serbi.

Kemi një komunitet serb që jeton në Kosovë, por kemi edhe minoritete të tjera, 3 % të minoriteteve të tjera etnike, romë, egjiptianë, boshnjakë, por komuniteti serb në Kosovë, Beogradi i ka lejuar ata të organizohen vetëm në një parti politike. Ne si shqiptarë kemi me dhjetëra parti politike. Një nga ministrat e mia nga komuniteti serb ka kurajo për të vepruar politikisht por ai pengohet nga Beogradi gjatë gjithë kohës.

Ata mbështesin vetëm Listën Serbe. Është shumë e rëndësime që të përfshihen në politike, të ketë ide heterogjene, të ketë larmi edhe pluralizëm në etninë serbe, ata të kenë përfaqësim politik të larmishën në Kosovë. Vuçiç nuk ka zbatuar marrëveshjen që ramë dakord në Ohër. Ka një marrëveshje të arritur vite më parë në Serbi që disa nga drejtuesit policorë në veri të Kosovës të jenë serbë. Sigurisht kjo është ide e pranueshme që në komunat me shumicë serbe të kenë të drejta më të gjera sa i përket zhvillimit të marrëdhënieve komunitare. Nuk mund t’i përjashtojmë nga vetëqeverisja lokale. Është e rëndësishme të kuptojmë që komunitetet me shumicë në këto komuna të shprehen në identitetin e tyre kombëtar se kujt i përkasin sipas gjuhës, historisë. Nuk është ajo që po bëjmë që t’i pengojmë të shprehen në mënyrë demokratike për këto të drejta”, u shpreh Kurti.

albin kurti