
Tensionet në veri të Kosovës janë kthyer në çështjen kryesore të samitit të sigurisë në Bratisllavë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.
Macron i bëri komentet në një konferencë për sigurinë në Bratisllavë.
Për këto kërcënime nga Perëndimi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pyet po në Bratislavë nëse është i frikësuar nga sanksionet e mundshme që mund të marrë nga SHBA e BE, pas situatës së krijuar në veri.
"Unë jam i shqetësuar thuajse gjatë gjithë kohës, por kurrë i frikësuar, sepse është në përshkrimin tim të punës (si kryeministër) që mos jem i frikësuar, por të jem i shqetësuar.", tha Kurti.
Kurti tha se kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, që bashkësia ndërkombëtarë i ka njohur këto zgjedhjet dhe rezultatet, supozohet që këta kryetarë të hynë në zyrat e tyre në komunën përkatëse.
Po një gjë e tillë Kryeministri tha nuk ka ndodhur, pasi serbët kanë krijuar protestë të dhunshme para objekteve komunale. Kurti tha se nëse këta kryetarë nuk shkojnë në objektet komunale, atëherë ku duhet të qëndrojë ata.
I pyetur se a ekziston një dialogë mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti theksojë se Brukseli është vendi ku e zhvillojnë dialogun Kosova dhe Serbia.