TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Dhjetor 2023, 12:28

Pjesëmarrja e ulët, Vjosa Osmani thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Shkoni të votoni

Shkruar nga Pamfleti

Pjesëmarrja e ulët, Vjosa Osmani thirrje shqiptarëve të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi që po mbahen sot.

Shqiptarët në këto zgjedhje po garojnë me dy parti:

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi.

“Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative. Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd”, tha Osmani, njofton Presidenca.

vjosa osmani lugina e presheves zgjedhjet në serbi

Lini një Përgjigje